Notice: Funksioni Elementor\Core\Experiments\Manager::warn_removed_or_hidden_dependency u thirr në mënyrë të pasaktë. Feature mega-menu depends on hidden experiment nested-elements. Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni Diagnostikim në WordPress. (Ky mesazh qe shtuar te versioni 4.3.5.) in /var/www/vhosts/e-mobility.al/public_html/new.e-mobility.al/wp-includes/functions.php on line 6260
Rreth Nesh - E- Mobility Albania

E-Mobility Albania

9 years Experience

E-Mobility Albania është kompania e parë në Shqipëri që merret me tregtimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike.

Kompania jonë u themelua në vitin 2015 me vizionin për të vendosur një infrastrukturë moderne për rrjetin e stacioneve të karikimit elektrik brenda dhe jashtë Shqipërisë, me moton “e-lëvizja nga unë vetë”.

Ekipi ynë i specialistëve është trajnuar për të instaluar, operuar dhe mirëmbajtur këtë rrjet. Duke krijuar praktikën dhe fleksibilitetin së bashku me distributoret tanë për të sjellë teknologjinë e stacioneve të karikimit më të fundit si dhe për të rritur shpejtësinë e karikimit të baterive të makinave.

Gama e këtyre pajisjeve është e ndryshme, duke sjellë stacione karikimi nga stacionet normale deri te hiperstacionet me shpejtësi maksimale.

– Implementimi i stacioneve të karikimit për makinat elektrike.

– Implementimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës.

– Staf i specializuar për stacionet e karikimit të makinave elektrike.


– Gama e gjerë e stacioneve të karikimit për makinat elektrike.


– Mbështetje për stacionet e karikimit të makinave elektrike.

Me profesionalizëm,
ne do të sjellim atë që të ardhmja premton!

Arsyet pse EMA është
zgjidhja më e mirë për ju…

Stafi i specializuar

Stafi i e-mobility Albania është i specializuar në kompani të njohura si: Efacec, Schneider Electric, DBT CEV dhe ABL, për të implementuar infrastrukturat moderne dhe komplekse për makinat elektrike.

Gama e gjerë e produkteve

E-mobility Albania ofron një gamë të gjerë të stacioneve të karikimit për makinat elektrike. E-MA ofron stacione të karikimit private dhe publike, stacione të karikimit të shpejtë dhe ultra të shpejtë për makinat elektrike.

Eksperienca

E-mobility Albania ka disa vite përvojë në instalimin e stacioneve për karikimin e makinave elektrike në Shqipëri. E-MA ka zhvilluar projekte.

Partneriteti me kompani pionere në këtë fushë

E-MA ka një partneritet me markat kryesore të stacioneve të karikimit për makinat elektrike (EV), siç janë Efacec, Schneider Electric, DBT CEV, ABL eMobility.